25 Dhjetor 2024

Hakerët sulmojnë Twitteri-in

New York, 3 shkurt - Rrjeti social, Twitter alarmoi  të dje se ishte sulmuar nga hakerët dhe më shumë se 250 mijë përdorues të saj mendohet të jenë prekur nga sulmi i cili ka targetuar të dhënat e përdoruesve.

Përmes një postimi në blogun e saj zyrtar, Twitter ka thënë se ka detektuar disa mënyra jo të zakonshme të qasjes në faqe, për të kuptuar se llogaritë, fjalëkalimet, e-mail adresat dhe fjalëkalimet e enkriptuara të më shumë se 250 mijë përdoruesve të saj kanë rënë në duart e hakerëve, të cilët sipas faqes, thuhet se kanë bërë një “sulm të sofistikuar”.

\"Ky sulm nuk ishte punë e amatorëve, dhe ne nuk besojmë se ishte një incident i izoluar,\" tha Bob Zot, drejtor i sigurisë së informacionit në Twitter.

Jim Prosser, zëdhënësi i Twitter, nuk ka sqaruar se si hakerët ishin në gjendje të depërtojnë në sistemet e të dhënave të Twitter, por siç aludon rrjeti social, hakerët e kanë thyer faqen nëpërmjet një dobësie në softueret e Java të Oracle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)