Hakerët sulmojnë faqen e Financial Times
New York, 17 maj - Webfaqja e gazetës britanike Financial Times duket se është sulmuar nga hakerët e Armatës Elektronike Siriane, një grup misterioz që duket se ka lidhje me regjimin e presidentit Bashar al-Assad, raporton AFP.
Hakerët kanë postuar mesazhe në blogun e teknologjisë së gazetës, ku thuhej Sulmuar nga Armata Elektronike Siriane, derisa në mesazhet e FT-së në Tsitter thuhej Armata Elektronike Siriane ishte këtu.
Një zëdhënëse e FT-së tha se bloge të ndryshme të FT-së dhe llogari të medieve sociale janë sulmuar nga hakerët dhe ne po punojmë që të zgjidhim këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur.
Armata Elektronike Siriane ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme tjera në organizata të ndryshme të lajmeve si Agjencinë France-Press, Associated Press dhe uebfaqen satirike The Onion.