Hakerët shqiptarë nxjerrin nga përdorimi portalin e biomjekësisë serbe
Prishtinë, 5 korrik - Hakerët shqiptarë kanë sulmuar dhe çmontuar portalin serb të biomedicinës mdexplorer.rs.
Ky portal i dedikuar për fushën e biomjekësisë nuk është në disponim dhe se akounti i tij është i bllokuar tashmë për shkak të sulmit të ndërlikuar.
Grupi i nënshkruar që kishte sulmuar është Albanian Hackers Security, e cila ka marrë kontrollin e plotë të portalit dhe kjo ka detyruar serbët që të anulojnë komplet faqen dhe domain.