Hakerët serbë sulmojnë web faqen e MZHE-së
Prishtinë, 25 shtator - Ministria e Zhvillimit Ekonomik njofton se web faqja e saj zyrtare (http://mem.rks-gov.net) është sulmuar sot nga hakerët serbë me gjithë masat e ndërmarra kohë më parë për të shtuar sigurinë e saj.
Siç thuhet në mesazhet e hakerëve serbë, sulmi ndaj web faqes së MZHE-së është bërë në shenjë mbështetje për serbët e Kosovës, dhe me këtë rast janë në të janë vënë shkrime dhe simbole serbe.
MZHE njofton se ka marrë të gjitha masat që të kthejë atë në gjendjen e rregullt brenda një afati sa më të shkurtër, me gjithë faktin se menaxhimi i saj teknik bëhet nga Departamenti i Teknologjisë Informative të Ministrisë së Administratës Publike.
MZHE kërkon mirëkuptimin e publikut dhe vizitorëve të web faqes së saj.