Hakerët rusë të dyshuar për sulm kibernetik kundër ushtrisë amerikane
Washington, 7 gusht - Rusia është vendi udhëheqës i dyshuar për sulm kibernetik të sofistikuar kundër Shtamadhorisë së bashkuar të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke e detyruar komandën ushtarake, që ta mbyllin sistemin, kanë thënë mbrëmnë vonë zyrtarët amerikanë.
Disa imejla që i kishin marrë komandantët ushtarakë amerikanë ishin me viruse në sistem.
Haketër e kishin shfrytëzuar një sistem automatik, i cili në mënyrë të shpejtë tubon sasi të madhe të të dhënave, por zyrtarët thonë se duket se nuk janë zbuluar informacione sekrete.
Mëtutje, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i kanë thënë agjencisë Reuters, se ky sulm i ka shenjat e një shteti të jashtëm.
Pentagoni ka konfirmuar se sistemi i imeljave të paklasifikuar i Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, ku janë të punësuar afro 2,500 civilë dhe peersona të uniformaur, është mbyllur për dy javë, në pritje të hetimeve.
Pjesa tjetër e Pentagonit duket se nuk është e prekur me këtë sulm kibernetik.