Hakerët rusë publikojnë raporte të reja sekrete për atletetët
Gjenevë, 15 shtator - Agjencia Botërore anti-Doping tha se hakerët e dyshuar rusë kanë bërë publike një grumbull tjetër të të dhënave sekrete për atletët olimpikë.
Agjencia anti-Doping tha se bëhet fjalë për informacione sekrete shëndetësore të 25 atletëve. Pjesa më e madhe e tyre janë amerikanë, ndërsa 14 janë fitues të medaljeve në Lojërat e sivjteme Olimpike në Rio de Zhaneiro.
Hakerët, që e quajnë veten Fancy Bears, kanë publikuar edhe të martën disa dokumente sekrete të atletëve amerikanë.
Agjencia anti-Doping tha se këto sulme janë hakmarrje për hetimet që po bën agjencia për doping në Rusi, të sponsorizuar nga shteti.
Disa atletë rusë janë ndaluar nga Lojërat e sivjetme Olimpike në Rio de Zhaneiro për shkak të një programi të dyshuar të dopingut, të sponsorizuar nga shteti.