Hakerët planifikuan të plaçkitin 30 banka amerikane
New York, 14 dhjetor - Kompania për siguri të kompjuterëve McAfee publikoi një raport ku thuhet se hakerët kanë planifikuar të kryejnë sulme mbi 30 banka amerikane.
Synim i tyre ishte të vjedhin milionë dollarë nga llogaritë bankare të klientëve, raportoi CNN.
Plani i quajtur \"Blitzkrieg\" është testuar me sukses në 300 llogari bankare në SHBA, kurse aksioni kryesor ishte planifikuar të kryhej në pranverë të vitit 2013.
Projekti ka filluar me rekrutimin masiv të hakerëve që do të merrnin pjesë në plaçkitje, ndërsa kriminelët iu premtonin një pjesë të parave të plaçkitura.
Në krye të bandës ishin dy hakerë rusë, të cilët kërkonin nga të rekrutuarit që kompjuterët në SHBA ti infektojnë me virus të caktuar, pastaj të klonojnë kompjuterët dhe të transferojnë paratë nga llogaritë e klientëve bankarë në llogari të tyre.