Hakerët kosovarë sulmojnë faqet serbe
Prishtinë, 29 nëntor - Grupi i njohur i hakerëve të Kosovës, Kosova Hackers Security, është përkujdesur që urimin për festën e 28 Nëntorit, ta çojë edhe në Serbi.
Ky grup, gjatë ditës së hënë, ka sulmuar dy faqe interneti të Serbisë, një agjenci lajmesh, dhe një portal të njohur të lajmeve, duke i uruar ata për festën e Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin.
Sipas një njoftimi dërguar medieve, ky grup, Kosova Hackers Security, gjatë këtij sulmi, ka arritur të sigurojë 2800 email adresa, usera e fjalëkalime nga portali i njohur www.balkanium.org.
Kosova Hackers Security ne sfond te logos se tyre ne faqet e sulmuara, kane vendosur kenge patriotike shqiptare.
Webfaqet e sulmuara nga ky grup, gjatë ditës së sotme, janë: www.balkanium.org > Portal Informativ, www.duga.tv > Televizion Serb dhe www.istmedia.rs > Agjenci e lajmeve në Serbi.