Hakerë rusë hyjnë në rrjetin e email-ve në Pentagon
Washington, 8 korrik - Media amerikane njofton se hakerë me bazë në Rusi kanë penetruar në rrjetin e email-it të Shtatmadhorisë së shtrisë amerikane, në Pentagon, duke bërë të nevojshëm bllokimin e rrjetit për dy javë.
Media citon zyrtarë të Pentagonit të cilët e konfirmuan ndërhyrjen kibernetike.
Rrjeti televiziv NBC, i cili ishte i pari që e njoftoi sulmin, tha se nuk është e qartë nëse sulmi u krye me dijeninë dhe mbështetjen e qeverisë ruse, apo nëse ishte akt i disa individëve.
Sulmi ndodhi më 25 korrik dhe ndikoi tek komunikimet me email të 4000 punonjësve ushtarakë dhe civilë të Pentagonit. Sipas rrjetit NBC, burime në Pentagon kishin thënë se sulmi nuk kishte arritur të gjente informata sekrete, apo të kompromentonte dokumenta sekretë.