22 Dhjetor 2024

Hakerat vjedhin miliona dollar me kredite karboni

Berlin, 12 shkurt - Vjedhja e numrave të kartave të kreditit është diçka e së shkuarës. Hakerat e sotëm e dinë se mund të fitohen shumë para me vjedhjen e certifikatave të emetimeve të karbonin.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi javën e shkuar kur hakerat arritën hyrje të paautorizuar në llogari online ku kompanitë mbajnë kreditet e tyre të karbonit, sipas gazetës gjermane Der Spiegel.

Hakerat publikuan një site “peshkimi” ndaj shumë punëtorëve të kompanive në Evropë, në Zelandën e Re dhe Japoni, që shtirej sikur ishte komunikim i Autoritetit Gjerman të Tregtimit të Emetimeve. Punonjësve iu tha se kompanitë e tyre duhet të ri-regjistronin llogaritë e tyre me Autoritetin ku regjistrohen shkëmbimet e krediteve të karbonit.

Kur punonjësit vendosën kredencialet e tyre në këtë uebfaqe karrem, të cituar në email-in që u ishte dërguar, hakerat mundën të vidhnin kredencialet për të aksesuar llogaritë që këto kompani kishin pranë Autoritetit të Tregtimit, dhe transferuan kreditin e tyre të karbonit tek dy llogari të tjera të kontrolluara prej tyre.

Nën ligjet e mbrojtjes së mjedisit kompanitë kanë një kufi të emetimit të gazrave serrë. Kompanitë që e kalojnë kufirin mund të blejnë të ashtuquajturat “kredite karboni” nga kompani që prodhojnë më pak gazra serrë se limiti dhe që i shesin këto kredite.

Kjo skemë ka krijuar një treg to fortë të tregtimit të krediteve. Më shumë se 8 milionë ton emetime CO2 me vlerën 130 miliard dollar janë tregtuar vitin e shkuar në Evropë.

Sipas BBC, vlerësohet se hakerat kanë vjedhur 250,000 kredite karboni nga 6 kompani që vlejnë më shumë se 4 milionë $. Të paktën 7 firma gjermane nga 2,000 të tilla janë shënjestruar në skemën e “peshkimit” dhe e hëngrën karremin. Një nga këto firma të paidentifikuara raportohet të ketë humbur 2.1 milionë $ në këtë mashtrim.

Kreditet janë shitur me një shumë që nuk është zbuluar. Blerësit, të cilët me shumë gjasa besonin se shkëmbimet ishin të ligjshme nuk janë bërë të ditur.

Autoriteti Gjerman për Tregtimin e Emetimeve ka pezulluar aksesin në bankën e tyre të të dhënave për një javë ndërsa kryhet një hetim rreth çështjes.

Mashtrimi është shembulli i fundit i piratimeve që i kryen kontrollimit të mjedisit. Një vit më parë, hakerat depërtuan në kuotat qeveritare braziliane për përdorimin e produkteve pyjore, duke lejuar shfrytëzimin e jashtëligjshëm të mëse 600.000 metër kub lëndë drusore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)