23 Dhjetor 2024

Hakerat sulmojnë faqet e internetit të qeverisë se Venezuelës

Karakas, 8 gusht - Një grup hakerash ka sulmuar faqet e internetit të qeverisë se Venezuelës, një operacion që siç ka deklaruar grupi synonte goditjen e diktaturës së presidentit Nicolas Maduro.

I vetëquajtur “Gardianët e Binarëve”, grupi ka postuar mesazhe në mbështetje të një grupi personash që sulmuan një bazë ushtarake në qendër të qytetit të Valensias ditën e diel.

Ndërkohë, mbështetësit e presidentit Maduro marshuan sërish në rrugët e kryeqytetit Karakas. Ata bënë thirrje për dhënien fund të protestave të opozitës që zgjasin prej disa muajsh dhe kanë shkaktuar një seri trazirash.

Mbi 100 persona kanë vdekur gjatë manifestimeve kundër degradimit ekonomik dhe ilegjitimitetit të pretenduar nga opozita për qëndrimin në pushtet të presidentit Maduro.

Mes faqeve të internetit të sulmuara janë ato të qeverisë venezueliane, të Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve dhe marinës.

Një mesazh i publikuar në qendër të ëeb site-it të qeverisë i bënte referim “Operacionit David”, që mediat vendase e kanë raportuar si emri i koduar i sulmit në Valensia. “Kjo diktaturë i ka ditët e numëruara”, thuhej mes të tjerash në mesazh.

Nga ana e saj, qeveria ka dënuar sulmin, që u krye nga një grup civilësh të armatosur, të udhëhequr nga një dezertor ushtarak.

Një aksion kërkimi ka nisur për kapjen e 10 personave që u arratisën të pajisur me armë pas sulmit në bazën ushtarake, ka bërë të ditur vetë presidenti Maduro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)