Hakerat sulmojnë faqet e internetit të qeverisë së Turqisë
Ankara, 3 qershor - Një grup i hakerave kompjuterik të quajtur Anonimus kanë sulmuar faqet zyrtare të internetit të qeverisë së Turqisë.
Grupo Anonimus në ueblagun e tyre kanë publikuar mënyrën se si mund të vendoset qasja e duhur në faqet e internetit të rëndësishme të qeverisë dhe funksionarëve të lartë të shtetit të Turqisë.
Më herët nuk ishte e mundshme qasja publike në këto faqe të internetit. Gazeta turke Hurriet gjithashtu ka bërë të ditur se hakerat kanësulmuar edhe disa faqe të internetit të mediave të këtij vendi.