23 Dhjetor 2024

Hakerat rrezikojnë zgjedhjet parlamentare në Gjermani

Berlin, 14 janar - Shërbimet sekrete gjermane dhe ekspertët i tremben rrezikut të ndërhyrjes së hakerave në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Por cilat janë metodat e hakerave?

\"Mund të depërtosh kudo\", thotë Sandro Gaycken. Konsulenti për sigurinë për ekonominë dhe politikën dhe një nga specialistët e njohur në këtë fushë si drejtor i \"Institutit për Shoqërinë Digjitale\" të Shkollës Europiane për Menaxhimin dhe Teknologjinë në Berlin shpjegon arsyen: \"Softwaret dhe Hardwaret e partive politike në Gjermani nuk janë të mbrojtura si kompjuterat e CIA-s.\"

Ndërsa Linus Neumann nga \"Chaos Computer Club\" në Berlin thekson se \"mjafton një përpjekje e vogël. Një sistem me 1000 bot- (robotët automatikë) që e mbushin me lajme rrjete si twitter kushton vetëm 30 euro. Kjo organizatë lufton prej vitesh me dobësitë e sistemeve kompjuterike.

Metodat e hakerave

Fjalëkalimet janë çelësi për të hyrë në zemër të kompjuterit. Këtë kërkon ta shfuqizojë \"Spear Phishing\". Të gjithë hakerat bazohen tek pika e dobët - njeriu- për të bërë mashtrimin. Gjithçka fillon me një email me të dhëna korrekte të punëdhënësit për marrësin e informacionit.

Këtu kërkohet për shembull të riaktualizohet fjalëkalimi, ndryshe nuk ke akses në internet. Me këtë të ofrohet edhe një link për të bërë aktualizimin. Grafika që shfaqet pas klikimit të saj është e njëjtë me faqen e punëdhënësit. Kërkohet që të rijapësh edhe njëherë fjalëkalimin, por faqja është e manipuluar.

Viktimë e kësaj metode bien shumë vetë, madje hakerat arritën kështu të shtinin në dorë emailet e John Podesta, ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë- Po kështu u morën emailet e demokratëve që kaluan në publik për të shfaqur konfliktet e interesit të Hillary Clintonit. Sipas Gaycken këto sulme janë të suksesshme edhe për shkak të sistemeve të vjetëruara. Në rastin e Windows XP, vetë Microsofti ka bërë të ditur në vitin 2013 të mos përdoret më programi.

Rrezik nga Rusia?

Me informacione të vjedhura, por edhe të fallsifikuara synohet të shpërndahen dyshime për politikanë apo parti të caktuara, informacione që përmbytin mediat sociale. Por ekspertët Sandro Gaycken dhe Linus Neumann thonë, se nuk mund të përcaktohet me siguri, nëse pas sulmeve në SHBA kanë qenë hakera rusë apo vetë Kremlini. \"Në raportin e shkurtuar të shërbimeve sekrete amerikane nuk ka prova.\" Në internet ka kaq shumë shërbime anonimizimi, saqë mund t\'i fshehësh gjurmët shumë mirë.

Në Berlin diskutohet që tani tema e sulmeve të hakerave në zgjedhjet parlamentare në kontekstin e masave të sigurisë. Volker Kauder, kryetar i fraksionit të CDU/CSU-së në Bundestag, tha në bisedë me Deutsche Wellen, se megjithatë \"ai nuk është i frikësuar\". Ai thekson se në Gjermani nuk përdoren makineri votimi me lidhje interneti si në SHBA.

Por ministri i Drejtësisë, Heiko Maas megjithatë thekson se janë shtuar të dhënat për një influencim të zgjedhjeve parlamentare, kjo, që kur Gjermania ka marrë një pozicion të palëkundur në konfliktin e Ukrainës. Rusia i ka forcuar masat propagandistike. Moska dyshohet po ashtu, se qëndron pas sulmit të kryer në rrjetin kompjuterik të Bundestagut në pranverën e vitit 2015, ku u vodhën të dhëna të caktuara.

Firma gjermane nga Baden-Vyrtembegu duket se kanë zhvilluar software të një sigurie të lartë për të mbrojtur institucionet e qeverisë, por Sandro Gaycken ka dyshime nëse ata janë aq të suksesshëm. Sipas tij firmat gjermane kanë pak shanse përballë \"superautoriteteve -hakera\" si SHBA dhe Rusi.

Në Gjermani mungon ekspertiza dhe financimi i duhur. Për Linus Neumann rreziku më i madh nuk janë sulmet e hakerave, por mbulimi i faqeve legale të internetit me dezinformim. Kundër kësaj kanë efekt vetëm ndershmëria e politikanëve dhe një veprim i hapur me informacionin. Ekspertët kërkojnë forcimin e kompetencës mediatike në popull.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)