Hakerat i shpallin luftë Facebook-ut
New York, 10 gusht - Grupi i hakerave Anonymous ka drejtuar sytë tek Facebook-u për pretendimet e shkeljes së sigurisë në shkallë të lartë dhe \"shitjen\" e disa të dhënave të individëve te agjencitë qeveritare.
Hakerat thanë të martën se ata do t′i bëjnë një nder 750 milion përdoruesve të Facebook-ut duke e \"vrarë\" faqen e rrjetit social. Madje ata kanë vendosur edhe një datë - 5 nëntor.
Facebook akoma nuk i është përgjigjur pretendimeve të hakerave, lufta e të cilëve ndaj agjencive qeveritare dhe disa prej korporatave më të mëdha në botë ka hyrë në një fazë vendimtare.
Nuk ka pasur konfirmime nëse mesazhi i postuar në emër të Anonymous është i vërtetë apo i rremë - apo nëse ky veprim është vendim kolektiv.