23 Dhjetor 2024

Hackerat serbë sulmojnë ueb faqen e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 4 gusht - Hackerat serbë kanë sulmuar mbrëmë faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës në internet (www.assembly-kosova.org). Ballina e faqes me flamurin e Serbisë dhe me titull “Në mbrojtje të serbëve në Kosovë ka qëndruar deri rreth orës 09:00 të mëngjesit, ku më pas përgjegjësit nga Kuvendi e kanë rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Gjatë kohës sa ka qëndruar nën sulmin e serbëve, në ueb faqe ka qenë edhe himni serb që është dëgjuar me të hapur faqen.

Gjithashtu, në faqe janë publikuar edhe linqe të ndryshme me propagandë kundër Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)