26 Dhjetor 2024

Hackerat punësohen për të mbrojtur “Facebook”-un

New York, 7 gusht - Rreth 1 milion dollarë, kjo është shifra që ka paguar kompania “Facebook” për të bërë më të sigurt rrjetin social nga sulmet kibernetike.

Por më shumë sesa shifra, ajo që e bënë të veçantë këtë projekt janë njerëzit që janë marrë me të.

Drejtuesit e “Facebook”-ut kanë zgjedhur 329 “kërkues shkencor”, që janë marrë me bllokimin e sulmeve. Sipas medieve amerikane, ekspertët kanë qenë hacker dhe piratë të njohur kribernetik.

Programi i sigurisë quhet “Bug Bounty” dhe ka pasur si qëllim eliminimin e viruseve dhe gjetjen e teknologjisë më të mirë për të shmangur sulmet online.

Shumica e hacker-ve nuk kanë qenë amerikanë. Në këtë sektor, hackerët rus janë ata që mbajnë vendin e parë për thyerjen e kodeve të sigurisë.

Siç duket, “Facebook” ka menduar se më mirë sesa inxhinierët zyrtarë, janë “piratët” kibernetikë ata që mund të gjejnë metoda më efikase.

Rreth 80 për qind e të punësuarve në këtë program kanë qenë jo amerikanë. Interesante është dhe mosha e hackerve të punësuar. Mediat raportojnë se mes tyre ka qenë dhe një djalosh 13-vjeçar, i cili ka fituar 20 mijë euro në bazë të këshillave që ka dhënë për kompaninë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)