Habëll përgatitet të festojë 20-vjetorin e lindjes
SHBA, 24 prill Habëll përgatitet të festojë 20-vjetorin e lindjes. I krijuar nga bashkëpunimi mes NASA-s e Agjencisë Hapësinore Europiane, teleskopi gjigand u lëshua në hapësirë, më 24 prill të 1990-ës.
Habëll i dha ndihmë shumë të çmuar shkencëtarëve, në përcaktimin e moshës së Universit, vëzhgimin me kujdes të galaktikave të tjera, si dhe për të mësuar më shumë, mbi energjinë e errët.
Rikthimi i tij në Tokë, parashikohet rreth viteve 2019-2032.