Grupi i hakerëve Anonymous u shpallin luftë xhihadistëve
Paris, 9 janar - Pas sulmit terrorist në Paris në zyrat e gazetës \'Charlie Hebdo\' grupi i hakerëve Anonymus i ka shpallur luftë xhihadistëve me #OpCharlieHebdo.
Grupi ka publikuar një video në YouTube duke përshkruar kampanjën e re kundër xhihadistëve të njohur si #OpCharlieHebdo.
\"Ju i lejuat vetës të vrisni njerëz të pafajshëm, prandaj ne do të marrim hakun për vdekjen e tyre\", thuhet në video.