23 Dhjetor 2024

Grupe anti-raciste në Francë padisin kompaninë Apple

Paris, 25 nëntor - Grupe anti-raciste në Francë kanë paditur kompaninë Apple sepse ka lejuar shitjen e një programi për telefonat iPhone, që supuzohet të ishte anti-semitik.

Programi, i cili nuk është krijuar  nga kompania Apple, lejonte përdoruesit të konsultonin të dhëna për të përcaktuar nëse njerëz publikë ishin apo jo hebrenj.

Avokati që përfaqëson grupet anti-raciste tha se padia u paraqit në një gjykatë sot, pasi kompania Apple e kishte hequr programin nga dyqanet e saj në internet në mbarë botën. Programi ishte tërhequr nga tregu francez në shtator.

Grupe antiraciste franceze i kishin kërkuar kompanisë të bllokonte shitjen e programit , duke deklaruar se ishte racist dhe në kundërshitm me ligjet franceze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)