Google X Phone, super-model me kamerë prej 16MP
New York, 12 mars - Google është duke përgatitur modelin e ri të telefonit të mençur, X Phone, i cili do të prodhohet nga njësia e blerë e kompanisë, Motorola Mobility.
Modeli i ri i telefonit, X Phone thuhet se do të debutojë gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa disa prej karakteristikave më të përfolura janë kamera super e avancuar, ndërfaqe fleksibile, si dhe specifika revolucionare të softuerit të Google.
Sipas një raporti të publikuar nga Android World, telefoni i ri i Google do të posedojë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç në Full HD, procesorin quad core Tegra 4i si dhe kamerën e pasme me 16 mega-piksel.
Ndër të tjera thuhet se X Phone do të vijë edhe me versionin më të ri të sistemit operativ Key Lime Pie, kamerën e përparme me 5 mega-piksel, si dhe teknologjinë e përcjelljes së ekranit me anë të syve.