Google ul çmimin e Nexus 4
New York, 29 gusht - Google ul një të tretën e çmimit të Nexus 4 nga 299 dollarë që ishte në fillim në 199 dollarë.
Ulja e çmimit vjen përpara shtatorit të zënë me Samsung dhe Apple, ku të dy ndërmarrjet janë duke u përgatitur për debutime të produkteve.
Sipas një parashikimi, kjo rënie është si shenjë për arritjen e Nexus 5, i cili mund të mos vonohet edhe aq shumë.