27 Dhjetor 2024

Google Translate mbështet nëntë gjuhë të reja

New York, 14 dhjetor - Google njoftoi sot se ka shtuar mbështetjen për nëntë gjuhë të reja në Google Translate, duke e çuar totalin e gjuhëve në 80.

Gjuhët e shtuara nuk janë të papërdorura: ato përfshijnë Afrikën, Azinë dhe Oqeaninë me mbi 200 milionë folës amtarë kolektivisht.

Nëntë gjuhët e reja në Google Translate janë: Hausa (Harshen Hausa), flitet në Nigeri dhe vendet fqinjë. Mbi 35 milionë folës amtarë.

Igbo flitet në Nigeri, 25 milionë folës amtarë.

Yoruba flitet në Nigeri dhe vendet fqinje, mbi 28 milionë folës amtarë. Somalisht  flitet në Somali dhe disa vende të tjera të Afrikës, rreth 17 milionë folës amtarë.

Zulu flitet në Afrikën e Jugut dhe disa vende jugperëndimore të Afrikës, 10 milionë folës amtarë.

Mongolisht, gjuhë zyrtare në Mongoli dhe në disa zona të Kinës, 6 milionë folës amtarë.

Nepalisht, flitet në Nepal dhe Indi, 17 milionë folës amtarë. Punjabi (Gurmukhi), flitet në Indi dhe Pakistan, 100 milionë folës amtarë.

Mauri, flitet në Zelandën e Re dhe ka 160 mijë folës.

Pesë të parat fliten në Afrikë, tre fliten në Azi dhe e fundit është e kufizuar kryesisht në Zelandën e Re. Si gjithmonë, Google është duke kërkuar ndihmë për të shtuar gjuhë të reja në shërbimin e saj.

Në qoftë se ju flisni një gjuhë që Google Translate nuk e mbështet ende, atëherë mund të ndihmoni në mbledhjen e materialeve të nevojshme si dhe të përktheni tekste duke përdorur këtë lidhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)