Google synon filmat e Miramax në Youtube
SHBA, 25 nëntor - Google synon të çojë filmat e Miramax në YouTube në mënyrë që të ketë më shumë mjete për të konkurruar me Netflix, Apple e Hulu.
Mountain View ka filluar tashmë bisedimet, sipas Wall Street Journal, duke iu referuar disa burimeve.
Blerja e të drejtave të disa filmave ose të gjithë filmave të Miramax do ti jepte YouTube-it një shtytje të fortë.
Përfitime do të ketë edhe Google TV, që i jep mundësinë telespektatorëve të shikojnë video në YouTube në televizorët e shtëpisë.