Google Street View theu ligjet në Korenë Jugore
Seul, 7 janar - Google në mënyrë të paligjshme mori të dhëna private gjatë grumbullimit të të dhënave për shërbimin e vet për të parë rrugët në Korenë Jugore, tha policia e vendit të enjten.
South Korea është bërë shteti i fundit që ka gjetur ndërmarrjen Google duke prishur ligjet për privatësi - kjo ndërmarrje është duke u përballur me sulme të ngjajshme hetuese në gati 20 shtete - por nuk është ende e ditur nëse hetuesit do të bëjnë ndjekje penale.
Duke folur për Korea Times hetuesi, Jung Suk-hwa i Qendrës Përgjegjëse për Terrorin Kinermetik Jugkorean, tha: Ne hapëm 79 hard-disqe kompjuterësh të kapura nga Google Korea verën e kaluar dhe zbuluam letra elektronike, porosi të çastit dhe të dhëna të tjera private të dërguara përgjatë rrjeteve Wi-Fi.
Ne jemi tani duke punuar në 145 hard-disqe shtesë, që na ishin dhënë më vonë. Këto disqe më herët ishin larguar nga shteti, shtoi Jung.
Google ka pranuar për veturat e veta Street View që merrnin të dhëna private, por këmbëngulte se e tërë kjo ishte thjesht një rastësi.
Ndërmarrja tha që ishte thellësisht e merakosur për ngjarjen dhe do të vazhdojë që të bashkëpunojë me Komisionin Korean për Komunikime dhe policinë.
Synimi ynë kryesor qëndron në fshirjen e të dhënave në përputhje me detyrat tona ligjore dhe në këshillime me autoritetet përkatëse, tha Google