Google shfaq shërbimin e ri - What Do You Love
New York, 29 qershor - WDYL.com është shërbimi i ri i Google që ishte lëshuar në internet në mënyrë të heshtur. WDYL do të thotë What Do You Love? apo shqip Cfarë pëlqeni.
Faqja ka për qëllim të ofrojë vetëm një pikë kërkimi përmes produkteve të shumta si ′Google Translate, Google Trends, Google Books, Sketchup, YouTube, Google Alerts, Google Product Search dhe kështu me radhë.
Një gjë interesante që vlen të theksohet është se nëse shtypni vetëm wdyl.com (pa www në fillim), ju drejtoheni tek faqja 404(error). URL-ja korrekte për të hyrë në shërbim është http://www.wdyl.com.
Tani wdyl është interesante në mënyrën e vet. Para së gjithash ndryshe nga faqet e shumëfishta të Google për çdo rezultat kërkimesh, wdyl ju ofron një faqe të vetme me një kuti që shfaq rezultatet nga produkte të ndryshme të Google-it.