24 Dhjetor 2024

Google shet një pjesë të Motorola për 2,35 miliardë dollarë

New York, 21 dhjetor - Google shpenzoi $12.5 miliardë për të blerë Motorola Mobility në fillim të këtij viti.

Tani, duket se motori kërkimor dëshiron të marrë diçka mbrapa, shkruan Krokodili.com.

Google njoftoi të mërkurën se biznesin e Motorola, të quajtur Motorola Home që prodhon dekoderë digjitalë, do t’ia shesë kompanisë Arris për $2.35 miliardë.

Arris do t’i paguajë Google-it $2.05 miliardë para në dorë dhe $300 milionë në aksione.

Motorola Home prodhon dekoderë digjitalë, të cilët do të ndihmojnë Arris në shërbimet e saj të internetit.

Kuptohet se në përgjithësi prioriteti kryesor i Google-it në blerjen e Motorola Home ishte për të rritur portofolin e saj dhe prodhimin e tabletëve dhe telefonave inteligjentë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)