Google sfidon Facebook
SHBA, 29 korrik - Google ka vendosur të sfidojë Facebook dhe ka filluar të vendosë kontakte me producentët e lojrave on line për ti dhënë jetë një shërbimi të ri e konkurrues.
Sipas burimeve të cituara nga Wall Street Journal, Google ka kontaktuar Playdom, Electronic Arts, Playfish dhe Zynga Game Network, shoqëri tek e cila ajo është bërë aksionere.
Përpjekjet e Google në ambjentin e lojrave tregojnë tentativën e radhës të Mountain View për të tërhequr përdoruesit dhe fitimet që vijnë nga publiciteti on line.