25 Dhjetor 2024

Google+ rrjeti social që renditet i dyti në botë

New York, 30 janar - Kompania britanike e kërkimeve Trendstream gjatë javës ka vënë re në indeksin e saj global të rrjeteve sociale se Google+ tani është ngjitur në vendin e dytë, si rrjeti më i famshëm social në botë, shkraun krokodili.com.

Përveç Google+, edhe rrjeti tjetër social në video – YouTube ka kaluar në vendin e tretë, duke e lënë pas rivalin e madh të Facebook-ut, rrjetin social Twitter, i cili ndiqet nga Linkedin, që tani është në vendin e pestë.

Sipas tabelës së Trendstream, Google+ zë vendin e dytë, pasi numri i përdoruesve aktivë për Facebook në dhjetor të vitit të kaluar ishte 693 milionë, ndërsa Google+ kishte 343 milionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)