26 Dhjetor 2024

Google refuzon të heqë ekstremizmin nga motori i kërkimit

New York, 28 maj - Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë Google, Eric Schmidt, ka refuzuar të heqë materialin ekstremist nga rezultatet e motorit të kërkimit.

Ai shpjegoi se kompania nuk mund të izolojë \"të keqen\" dhe ta largojë atë.

\"Kjo është një rrugë e rrëshqitshme. Ku do të ndalemi ne?\" - tha Eric Schmidt. Prandaj Google vendosi të indeksojë çfarëdo lloj informacioni ligjor, madje dhe nëse ai është i pështirë.

Në prag anëtari i parlamentit britanik Paul Flynn i bëri thirrje kompanisë Google të heqë nga rezultatet e motorit të kërkimit link-et që adresojnë vizitorët në faqet e Internetit të organizatës islamike \"Al-Shabab\" dhe të tjerave si ajo. Ky grup është i lidhur me \"Al-Qaeda\" dhe vepron në Somali.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)