21 Prill 2025

Google prodhon makina pa shofer

New York, 28 maj - Google ka njoftuar se do të nisë ndërtimin e makinave të veta pa shofer, në vend se të modifikojë makinat e ndërtuara nga prodhues të tjerë.

Makina do të ketë butonin “ndal dhe shko”, por jo timon dhe pedale.

Bashkëthemeluesi i kompanisë së internetit, Google, Sergey Brin, i ka shpalosur këto plane gjatë një konference në Kaliforni.

“Jemi shumë të emocionuar për këtë makinë. Është diçka që do të na lejojë të shtyjmë përpara aftësitë e teknologjisë pa shofer dhe të kuptojmë kufizimet”, ka thënë Kris Urmson, drejtor i projektit.

Sipas tij, makinat do të kenë aftësi “për të përmirësuar jetën e njerëzve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)