Google prezanton shërbimin e muzikës
New York, 11 maj - Google e filloi konferencën e saj në San Francisko të martën, duke njoftuar për muzikën dhe filmat e bazuar në sistemin cloud, me të cilën synon të konkurrojë me Apple dhe Amazon.
Music Beta, një shërbim i ri nga Google, do t′i lejojë përdoruesit të ruajnë rreth 20,000 këngë në serverat e Google.
Përdoruesit do të kenë hyrje në muzikën e tyre në internet, edhe nëpërmjet telefonave të mënçur Android dhe tabletave.
Google tha se ky shërbim do të jetë falas për sa kohë të jetë në "provë", i cili do të debutojë ditën e martë, por vetëm me ftesa - për përdoruesit në SHBA.
Kompania tha se shërbimi, së shpejti, do të jetë i hapur për të gjithë.