23 Dhjetor 2024

Google prezanton rrjetin e tij social Google+

New York, 30 qershor - Google ka lëshuar rrjetin e tij social, në një përpjekje për të sfiduar Facebook-un me një shërbim që lidh së bashku të gjitha faqet e saj ekzistuese të tilla si Gmail.

Google+ është strukturuar në një mënyrë të ngjashme me Facebook. Megjithatë, miqtë e përdoruesit ose kontaktet grupohen në rrethe specifike të zgjedhjes së tyre.

Shefi ekzekutiv i Google, Larry Page, ka bërë rrjetin social një prioritet për motorin e kërkimit numër një në botë, pozicioni si porta kryesore e të cilit po vihet në rrezik nga njerëzit që qëndrojnë më shumë në Facebook dhe Twitter.

Por të tërheqësh konsumatorët në një tjetër rrjet social nuk do të jetë e lehtë, pasi beteja me Facebook-un do të jetë e vështirë, falë më shumë se 700 milionë përdoruesve të rrjetit social.

Përdoruesit në rrjetin social të Google mund të organizojnë miqtë e tyre në rrathë të ndryshëm sipas dëshirës - anëtarët e familjes, miqtë e universitetit, bashkëpunëtorët - dhe mund të ndajnë foto, video dhe informacione të tjera me ato grupe.

Google+ u zbulua në një edicion të limituar beta këtë javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)