25 Dhjetor 2024

Google prezanton këpucët që flasin

New York, 12 mars - Një këpucë mund të flasë? Tani, po. Kjo gjë ndodh në lagjen jugperëndimore në Austin, ku Google ka prezantuar këtë prototip, të quajtur “smartshoe”, i cili funksionon.

Një këpucë inteligjente që ndjek rrugën e Mountain Vieë drejt teknologjisë që mund të vishet, pas Google Glass.

Por çfarë bën saktësisht një smartshoe? Në rastin specifik të eksperimentit të Google, këpucët janë të pajisura me sensorë që përkthejnë lëvizjet e atyre që i veshin në mesazhe.

Natyrisht, para se të shprehin opinionin mbi sjelljen fizike që regjistron, këpuca analizon të dhenat për të përcaktuar profilet. Në këtë rast, përmes lidhjes me një celular, Android, kepuca llogarit gjykimin e saj dhe ia transmeton botës jashte, si përshembull një ekran smartphone.

Mund të dëgjoni pastaj që këpuca të thotë se keni qëndruar vetëm ulur në karrige, më shpesh sesa faktin që jeni një vrapues i zoti. Projekti i kepuceve që flasin bën pjesë në një skenar më të gjerë të Big G, \"Art, Copy, Code\", një eskurs artistik me teknologji të fortë.

Plus një fokus në komunikim në kohë hi-tech, me këpucët folëse si protagoniste. Gjëja e veçantë është që futen aspekte sociale që shpërndahen në mjete të përdorimit të përditshëm.

Kështu përshembull, nëse një këpucë thotë sa dembel jeni, një lavatriçe mund të ankohet për cilesinë e veshjeve që lani. Një aspekt social i aparateve dhe objekteve, që sjell më afer \'internetin e gjerave\'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)