Google prezantoi një variant fotografik të hartave të Tokës
New York, 19 prill - Google prezantoi të martën një variant të përmirësuar fotografik të shërbimit të saj të hartave të Tokës, duke gërshetuar historinë me inteligjencën artificiale dhe çliruar programin nga aplikacioni i tij.
Drejtorja e Google Earth, Rebecca Moore, tregtoi se varianti i ri u mundëson përdoruesve që të shikojnë me lehtësi planetin ku jetojnë nga kompjuterët, celularët inteligjentë apo tabletat.
Një funksion i ri i quajtur 'Voyager' (udhëtari) u lejon përdoruesve të zbulojnë në mënyrë dixhitale planetin dhe të drejtohen nga histori ndërvepruese.
Menaxheri i produktit i Google Earth, Gopal Shah, tregoi se përdoruesit mund të zbulojnë edhe vende që nuk i kanë njohur më parë.
"Voyager e sjell planetin më të gjallë dhe të tregon cepat e fshehtë rreth e përqark, duke të mësuar për vende të ndryshëm dhe gjithë ato mënyra për të udhëtuar dhe zbuluar vende që nuk i ke njohur më parë.\"
Njësia e inteligjencës artificiale të Google-it është vënë në shërbim të përdoruesve për të kërkuar më thellë në informacionin e internetit rreth maleve, shekujve, vendbanimeve apo vendet e tjera që mund të vizitohen virtualisht.
Varianti i ri i Earth u lëshua i integruar në shfletuesin e internetit Chrome dhe për pajisjet që përdorin sistemin Android, ndërsa për pajisjet e Apple do të vijë së shpejti.