Google po vuan një fundosje katastrofike në vlerën e tregut
New York, 22 tetor - Google po vuan një fundosje katastrofike në vlerën e tregut, analistët po parashikojnë abdikimin e kompanisë si motori lider kërkimor në botë.
\"Google mund të zhduket për 5-8 vjet dhe Yahoo do të bëhet mbret i motorëve kërkimorë\", tha Eric Jackson, themeluesi dhe menaxheri i Ironfire Capital, një fond investimi përqendruar në teknologji. \"Për momentin, Yahoo është zhdukur\", tha ai në CNBC këtë të premte njopfton krokodili.com.
Këtë javë Google humbi $24 miliardë nga vlera e kompanisë, pasi u publikua gabimisht raporti i përfitimeve të tremujorit të motorit kërkimor.
Humbjet në të ardhura ishin rezultat i një uljeje në të ardhurat nga reklamat, bëhet e ditur sipas raportit. Shuma që reklamuesit i paguanin Google-it për çdo klikim ra me 15%.
Të ardhurat e reklamimeve po bien dhe do të vazhdojnë të bien, sepse kompanitë e internetit thonë që konsumatorët po kalojnë në aplikacionet celulare dhe reklamuesit nuk janë të gatshëm të paguajnë po aq shumë për një reklamë celulari.
Pavarësisht rënies në të ardhura, Google mbetet mbizotërues në reklamimet online me 74.5% në tregun e reklamave kërkimore në SHBA, bën me dije eMarketer.
Aksionet në Apple, e vetmja kompani teknologjike më e madhe se Google-i në treg, u ul me 2.8% gjatë tregëtimit të së premtes.