Google po përgatit një aplikacion mobil për njohje të fytyrës
SHBA, 1 prill - Google është duke zhvilluar një aplikacion mobil që do të jetë në gjendje të njohë fytyrat e njerëzve dhe do të lexojë më pas profilet e tyre.
Drejtori i programit për njohje të imazheve të fytyrave pranë Google, Harmut Neven tha në një intervistë se aplikacioni do të jetë në gjendje të shfaqet si një variant i Google Goggles, dhe si i tillë të bëjë një lidhje me një profil personal të përdoruesit përkatës në Google.
Qasja e Neven siç është përshkruar nga CNN do ti ofronte përdoruesve një qasje të shpejtë në informatat e kontaktit, në një formë të ngjashme me kartelat e biznesit, dhe në një formë të ngjashme do të shfaqen edhe fotografi nga Facebook, Flickr, Picasa dhe faqe të tjera të lidhuar me një llogari.
Privatësia gjithashtu ishte një prioritet i lartë ka theksuar Neven, megjithëse nuk ka shpjeguar tërësisht sesi do të funksionojë kjo teknologji.
Ai ka thënë se do të jetë e tillë që do të parandalojë përdoruesit që të marrin informatat e dikujt pa dëshirën e tyre. Testuesit duhet ti japin leje atij që dëshiron ti fotografojë.
Teknologjia sipas Electronista është një variant i asaj që ka bërë Picasa me njohje të fytyrës pasi ka blerë Like.com.
Google Goggles dhe Google Shopper veçse kanë shfrytëzuar sistemin ekzistues kërkues të imazheve bazuar në kërkimin e gjërave të caktuara, por kanë qenë të kufizuara vetëm në detaje abstrakte.
Neven nuk ka thënë se kur do të paraqitet aplikacioni, megjithëse duket se platforma e parë do të jetë Android dhe pas saj do të ketë gjasa debutimi në iOS