20 Prill 2025

Google po mbledh firma në mbështetje të Internetit të lirë

New York, 22 nëntor - Kompania Google filloi të mbledhë firma kundër censurës në Internet. Peticioni elektronik me titull "Take Action" u shfaq në rrjet më 20 nëntor.

Dukja e këtij peticioni ka të bëjë me serinë e takimeve ndërqeveritare me dyer të mbyllura të planifikuara për t’u mbajtur në fillim të dhjetorit, të cilat i kushtohen të ardhmes së Internetit.

Sipas informacionit të Google, në këto takime, të cilat do të zhvillohen në Dubai, do të diskutohen mundësitë e vendosjes së censurës në Internet.

"Mundësinë për të ndikuar në fatin e Internetit nuk duhet ta kenë vetëm qeveritë, por edhe miliarda përdorues të Internetit dhe specialistë teknikë në mbarë botën" - thuhet në faqen e Internetit - Google.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)