Google planifikon hapjen e dyqaneve në SHBA
New York, 19 shkurt - Gjiganti i internetit "Google" ka në plan hapjen e dyqaneve në SHBA duke u frymëzuar nga suksei i "Apple" në këtë fushë, bëri të ditur sot e përditshmja vendase, "Wall Street Journal" në faqen e saj të internetit.
"Dyqanet do të shesin prodhimet 'Google", theksoi e përditshmja, por ende nuk e dimë qartë se ku dhe kur këto dyqane do të hapen.
"Dyqanet e gjigantit 'Apple' ishin një faktor kyç në suksesin e iPhones dhe iPad dhe numri një në botë i programeve software 'Microsoft' ka hapur tashmë pika shitjeje", shtoi "Wall Street Journal".