26 Dhjetor 2024

Google përgatitet për të lansuar abonimin me pagesë në YouTube

New York, 7 maj - Google së shpejti do t'u ofrojë furnizuesve të përmbajtjes profesionale të videove për YouTube mundësinë për të marrë një tarifë të caktuar për aksesin në kanalet e veta, shkruan botimi “The Financial Times”.

Thashethemet në lidhje me zhvillimin e abonimit me pagesë në YouTube po qarkullojnë në treg tashmë që prej disa muajsh.

Mundësia për të monetuar përmbajtjen për llogari të abonimit, mund të tërheqë në YouTube përmbajtje më cilësore të videove, në veçanti, filma dhe shfaqje televizive.

Kjo do të mundësojë rritjen e kohës që përdoruesi shpenzon mesatarisht në këtë faqe dhe do të krijojë një burim të ri të të ardhurave për YouTube në formën e zbritjeve nga pagesat.

Sipas të dhënave të “The Financial Times”, shpallja e funksionit në fjalë mund të bëhet që këtë javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)