Google për tre muaj ka fituar 2,7 miliard dollarë
New York, 16 tetor - Lideri për kërkime Google sot njoftoi se në tre mujorin e tretë ka shënuar fitim prej 2,7 miliard dollarë, ose 8,33 dollarë për një aksion, për 26 përqind më shumë se periudhën e njejtë vitin e kaluar.
Të dhënat e publikuara tregojnë se Google dominon në internet dhe se në kushtet e krizës ekonomike në botë, po kalon shumë më mirë sesa shumica e kompanive tjera.
Google gjithashtu njoftoi se, përderisa SHBA vuan nga papunësia, në listën e pagesave ka shtuar edhe 2600 punëtorë. Kjo është një garancion se viti 2011 do të jetë viti në të cilin internet kërkuesi ka punësuar më shumë punëtorë në historinë e saj 13 vjecare.
Në fund të shtatorit Google ka pasur më shumë se 31,500 të punësuar, për 28 përqind ose 7,000 njerëz më shumë se në në fund të vitit 2010.