Google+ ofron shërbimin e faqeve
New York, 9 nëntor - Rrjeti social Google+ ka lëshuar tashmë opsionin për krijimin e faqeve, siç ndodh edhe në Facebook.
Ata shprehen se kjo do të ndihmojë kompanitë të lidhen me njerëzit.
Por ndryshe nga Facebook, Google+ nuk do të lejojë reklamim të faqeve.
Ekipit i Barcelonës është një ndër kompanitë që ka hapur faqe për herë të parë në Google+.
Deri tani këtij rrejti social i janë bashkuar më shumë se 40 milion njerëz.