Google nxjerr smartfonin e fundit
New York, 17 tetor - Google nxorri smartfonin e fundit, "Pixel 4". Kompania teknologjike njoftoi se pajisja ka një kamerë me cilësi më të lartë dhe me sensor radari.
Por kritikët argumentojnë se telefoni i ri celular nuk tejkalon nivelin e konkurrentëve si Microsoft, Apple dhe Amazon.
Smartfoni i gjeneratës së katërt Pixel vjen në dy madhësi dhe përmban teknologjinë e radarit, që do të thotë që përdoruesit mund të dëgjojnë muzikë dhe të shohin foto pa qenë nevoja për ta prekur ekranin por vetëm me lëvizje në ajër.
Softueri i ri i aparatit fotografik do të thotë që ju mund të bëni foto të hollësishme të qiellit të natës - foto që më parë kërkonin pajisje të posaçme si objektiv më i madh.
Marc Levoy është një nga inxhinierët e Google:
"Pra, pixel 4 ka një lente telofoto afërsisht 2x, plus teknologjinë tonë Super Res Zoom. Me fjalë të tjera, një hibrid i zmadhimit optik dhe digjital. Smartfoni i fundit i Google vjen me një çmim të lartë.
Duke filluar nga 799 dollarë ai është me teknologjinë më të përparuar në mesin e produkteve të tyre.
Shitjet e pajisjeve me kosto të lartë pothuajse gjithnjë kanë mbetur prapa udhëheqësve të industrisë, si Samsung dhe Apple, dhe disa kritikë thonë se pajisja e re e Google nuk mund të marrë stafetën e konkurrentëve.
Produktet me çmim më të ulët të Google kanë qenë më të popullarizuara dhe nga prirjet e konsumatorit del që njerëzit janë në kërkim të telefonave me çmim më të përballueshëm, të cilët mund t'i përdorin më gjatë.
Google njoftoi gjithashtu laptopin e parë me çmim mesatar, kufjet e para pa tel dhe përditësimet në routerin Wifi dhe altoparlantin inteligjent.