26 Dhjetor 2024

Google nxjerr një portal për gazetarët

New York, 24 qershor - Google vë në dispozicion të gazetarëve një mjet tjetër. Bëhet fjalë për News Lab. Ky mjet vjen pak ditë nga lançimi i YouTube Newswire, kanali që verifikon filmimet mbi faktet e aktualitetit, të shpërndara nga përdorues të internetit në të gjithë botën.

News Lab është një portal që më shumë se funksionet e reja, skuadra e kompanisë kaliforniane do të mbledhë të dhëna dhe sugjerime mbi shfrytëzimin sa më mirë të shërbimit të Google, hartave dhe motorit të kërkimit, për të shkruar dhe për të ilustruar lajmet.

Duke u lidhur me News Lab gazetarët për shembull mund të ndjekin modele të shkurtra të videove të krijuara posaçërisht për redaktim. Gjithashtu është një portal që do të inkurajojë mediat e të gjithë botës për të përdorur pajisjet e Google, për të treguar lajmet, e për pasojë do të rrisë numrin e lexuesve. Për Google më shumë lexues të tërhequr nga lajmet do të thotë më shumë reklamime.

Por ai nuk është i vetmi kolos që kërkon të investojë në botën e informacionit. Përveç hyrjes direkte në botën e gazetarisë së Apple News apo Twitter Lightning, kompanitë hedhin sytë edhe tek vetë profesionistët e botës së informacionit.

 

Facebook ka lançuar një vit më parë faqen e saj Facebook Newswire, që në bashkëpunim me Storyful, në pronësi të News Corp, partneri edhe i YouTube Newswire, verifikon përmbajtjen e aktualitetit të shpërndarë në rrjetin social nga përdoruesit normal apo gazetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)