Google: Nuk e urrejmë Shqipërinë
New York, 20 qershor - Gjiganti i motorit të kërkimit, Google më në fund i ka dhënë vëmendjen e duhur Shqipërisë.
Google i është përgjigjur një qytetari nga Kosova. Dardan Hasku pyet pse motori i kërkimit nuk është në gjuhën shqipe dhe pse asnjë agjenci lajmesh shqip nuk është përfshirë në Google News. Pse e urren Google , Shqipërinë?
Jo, nuk e urrejmë Shqipërinë, e duam atë. Në fillim të 2013-s hodhëm google.al dhe për 100-vjetorin e pavarësisë kishim Google doodle. Po punojmë që të kemi mbështetje më të mirë për Shqipërinë, përgjigjet uebmasteri i Google.