Google njofton hapjen e qendrës së të kërkimeve shkencore në Kinë
Pekin, 14 dhjetor - Google ka njoftuar hapjen e një qendre kërkimore të Inteligjencës Artificiale në Pekin.
Qendra kërkimore do të jetë pjesë e rëndësishme e misionit kolektiv të gjigantit të internetit, tha të mërkurën Li Feifei, shkencëtarja e kryesore e programit Google Cloud të Inteligjencës Artificiale.
"Unë besoj se Inteligjenca Artificiale dhe përfitimet prej saj nuk kanë kufij. Nëse një zbulim i madh ndodh në Silicon Valley, në Pekin apo kudo tjetër, ai ka potencialin e madh për të ndikuar jetën e popujve të mbarë botës," tha Li.
Kjo është qendra e parë e këtij lloji në Azi dhe synon të punësojë talentet vendore, shtoi ajo.
Li tha se partnerët e Google-it për programin e Inteligjencës Artificiale kanë pasur ndryshime me ritëm befasues dhe teknologjia e tyre ka filluar të ndikojë thellësisht jetën njerëzore.