Google njeh Sudanin Jugor, por Kosovën ende jo
New York, 25 gusht - Google do të njohë kufijtë e shtetit më të ri në botë, Sudanit Jugor duke e futur atë në Google Maps.
Kjo vjen pas një fushate në internet nga një grup prej 1 600 anëtarë të cilët bënin thirrje që kombi i tyre të shënohet në hartën në web.
Sudani i Jugut ende nuk shënohet tek Yahoo, Microsoft dhe National Geographic.
Por, shteti i Kosovës ende nuk shënohet si shtet i pavarur në Google Map, por gjendet brenda Serbisë.