Google, Neto të ardhurat arrijnë 2.2 miliardë dollarë
SHBA, 16 tetor - Kompania amerikane e internetit Google bëri të ditur se neto të ardhurat në kuartalin e tretë të vitit janë rritur për 32 për qind, Në periudhën prej korrikut deri në shtator neto të ardhurat e Google-s janë rritur në 2.2 miliardë dollarë për dallim prej një viti kur ato arrinin në 1.6 miliardë.
Çmimi i aksioneve të Googles-s në bursën në Nju Jork janë rritur për 9 për qind, në 590.01 dollarë.
Burimi kryesor i fitimit të kompanisë edhe më tej mbeten linqet reklamuese, përveç rezultateve nga kërkimi i internetit.
Ndërmarrja kumtoi se ka investuar 3.2 miliardë dollarë në përforcimin e hapësirës reklamuese në fotografi dhe reklama brenda në dritaret me video, ndërsa 681 milionë dollarë ka paguar për vendosjen e reklamave në platformat për telefona celularë.
Google ka rritur edhe numrin e të punësuarve në këtë kuartal. Kompanisë i janë bashkangjitur edhe 1.500 punësuarë.