Google: Në Kinë po bllokohen shërbimet në Internet
Pekin, 21 mars - Kompania Google thotë se qeveria e Kinës po ndërhynë në shërbimet email në Kinë, duke e bërë të vështirë për përdoruesit, që të kenë qasje në programin Gmail, për shkak të goditjes së intensifikuar ndaj Internetit, pas kryengritjeve të përhapura në Lindjen e Mesme.
Google tha se inxhinerët e saj përcaktuar se nuk ka probleme teknike me shërbimet e postës elektronike ose me faqen e saj kryesore.
Nëpërmjet një deklarate, kompania tha se vështirësit në shërbime janë pasojë e bllokadës së kujdesshme të qeverisë, të disejnuar që të duket se problemi është me Gmail.
Kina i ka disa nga kontrollet më strikte në Internet dhe i bllokon shumë faqe shoqërore, përfshirë YouTube, Facebook dhe Twitter.