20 Prill 2025

“Google” ndryshon pamje për 100-vjetorin e Pavarësisë

Tiranë, 28 nëntor - Mënjëherë pas orës 00:00 pas mesnatës dhe hyrjes së datës 28 Nëntor, faqja më e klikuar në Internet, Google, ka vendosur në mesin e saj Flamurin kuqezi dhe një numër 100, që simbolizon 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Fatkeqësisht, ky ndryshim shihet vetëm nga shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ata që janë në trojet e tjera shqiptare apo kudo nëpër botë, nuk munden ta shohin këtë.

Nisma e të riut korcar që jeton në SHBA, Klajdi Hëna, duket se është pranuar nga drejtuesit e kompanisë Google, faqja e së cilës klikohet nga më shumë se 1 miliardë vetë në ditë.

Thirrja e Klajdi Hënës për të nënshkruar një peticion ka marrë një mbështetje të madhe nga shqiptarë anembanë botës, ku numri i firmëtarëve i kishte kaluar 75 mijë veta. Që kërkesa të merrej parasysh nga drejtuesit e Google, duhet të kishte të paktën 50 mijë vetë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)