Google ndërprenë funksionin kohë reale nga motori i kërkimit
New York, 7 korrik - Google ka ndërprerë funksionin kohë reale nga motori i kërkimit, një opsion që të lejonte të kapje azhornime të statusit nga rrjetet sociale.
Shkak është bërë skadenca e një kontrate me Twitter.
Ka qenë një partner serioz për pothuajse 2 vjet, jemi të hapur për mundësinë e bashkëpunimeve të tjera në të ardhmen, është shprehur zëdhënësi i grupit.
Shërbimi i kërkimit social herët ose vonë do të kthehet, premton Big G, edhe pse në vend të postimeve në Facebook e Twitter mund të shfaqen ato të të porsalindurit Google +.